Një debat i ashpër u zhvillua në emisionin “Të Paekspozuarit” midis sipërmarrësit Gjergj Luca dhe analistit Ilir Demalia, të cilët u përplasën për figurën e biznesmenit Samir Mane dhe konceptin e oligarkisë në Shqipëri.
Luca e mbrojti Manen duke thënë se ai nuk është oligark, por një njeri i mençur që bën biznes, ndërsa Demalia e akuzoi se ka përfituar prona dhe influencë përmes pushtetit, duke dëmtuar natyrën dhe ekonominë. Debati u tensionua, me të dy palët që shkëmbyen akuza mbi mënyrën se si funksionojnë pushteti dhe biznesi në vend.
