Vrasja e 15-vjeçarit Erjon Boba, të rinjtë dalin në protestë: Duhet të ndihemi të sigurt…



Një grup të rinjsh janë mbledhur sot në qendër të Bulqizës për një protestë paqësore në nder të Erjon Bobës, i cili humbi jetën në rrethana tragjike.

Me pankarta dhe një heshtje simbolike, ata kërkuan më shumë siguri, më shumë vëmendje ndaj problemeve të rinisë dhe masa konkrete nga institucionet për parandalimin e konflikteve dhe ofrimin e mbështetjes psikologjike.

Protesta u zhvillua qetësisht dhe u kthye në një thirrje të fortë për reflektim. Të rinjtë shprehën solidaritet me familjen e viktimës, ndërsa Barie Boba, e afërme e tij, theksoi rëndësinë e edukimit dhe kujdesit për parandalimin e ngjarjeve të tilla.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Politics