Një burrë nga Florida bëri një zbulim tronditës në Google Earth – dhe zgjidhi një mister 22-vjeçar



Një banor i Floridës, duke shfletuar Google Earth për kuriozitet, vuri re një objekt të pazakontë në fund të një liqeni pranë lagjes së tij: një formë që ngjante me një makinë të zhytur në ujë.

Pasi e zmadhon imazhin, ai kuptoi se nuk ishte thjesht një hije – brenda dukej një strukturë metalike. I alarmuar, ai njoftoi autoritetet, të cilat shkuan menjëherë në vendngjarje.

Zhytësit gjetën një automjet të zhdukur prej më shumë se dy dekadash, dhe brenda tij mbetjet e një burri që ishte shpallur i humbur 22 vite më parë.

Familja, e cila kishte jetuar për vite me paqartësi dhe dyshime, më në fund mori përgjigjen që kishte kërkuar. Zbulimi u bë viralisht i njohur si një nga rastet më të rralla kur teknologjia e hartave satelitore zgjidhi një mister të vjetër.

Politics