Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 136 gjoba gjatë 48 orëve të fundit, kryesisht për mosrespektim të radhës dhe parakalime të rrezikshme.
Përmes dronëve, kamerave inteligjente dhe patrullave të pozicionuara në akset problematike, janë ngritur me karrotrec 17 mjete për mungesë dokumentacioni, modifikime të paligjshme dhe parkime që pengonin qarkullimin.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Në këtë periudhë, policia ka konstatuar 37 drejtues mjetesh nën efektin e alkoolit, ka vendosur 2758 masa administrative për parkime të gabuara dhe ka arrestuar ose proceduar 11 persona për shkelje penale në fushën e qarkullimit rrugor. Policia apelon për respektim të rregullave dhe paralajmëron se kontrollet intensive do të vijojnë në të gjitha akset e kryeqytetit.
