Alarmin e japin shifrat: Shqipëria po mbetet pa të rinj – gati gjysma e tyre kanë ikur!



Shqipëria e pret Ditën e Rinisë me një krizë të thellë demografike, ku gjatë një dekade janë larguar 45% e të rinjve 15–29 vjeç.

Mbi një e katërta e moshës 25–30 vjeç nuk ka arsim profesional apo të lartë, duke i shtyrë shumë prej tyre të kërkojnë një jetë më të mirë jashtë vendit.

Sistemi arsimor po tkurret dhe nuk po i përgjigjet tregut të punës, ndërsa rënia e cilësisë dhe mungesa e perspektivës kanë çorientuar brezin e ri. Në vitin 2024 u numëruan vetëm 405 mijë të rinj, 45% më pak se në vitin 2011, ndërsa emigracioni vazhdon me ritme që krahasohen me një “pandemi” për këtë grupmoshë.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Politics