E pabesueshme si u zbulua: Elektriku i dorës tradhton shqiptarin e kërkuar për vjedhje në Belgjikë!



Një shqiptar është dënuar me 36 muaj burg në Belgjikë pasi gjurmët e ADN-së së tij u gjetën në një elektrik dore të lënë në vendngjarje gjatë një vjedhjeje të dhunshme në vitin 2020 në Grimbergen.

Viktima u sulmua nga dy persona pasi zbriti për të parë zhurmën e xhamit të thyer, ndërsa autorët u arratisën duke lënë pas provën që i identifikoi.

I dënuari ishte shpallur në kërkim dhe ishte gjykuar në mungesë në vitin 2021, por u kap vite më vonë dhe mohoi përfshirjen në krim, duke thënë se nuk e dinte si kishte përfunduar ADN-ja e tij në elektrik. Megjithë pretendimet e tij, gjykata konfirmoi dënimin prej 36 muajsh burg.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Politics