“Fëmijët shqiptarë në rrezik për obezitet”/ Studimi ngre ALARMIN: Nëse nuk konsumojnë mëngjes…



Një studim i ISHP tregon se megjithëse shumica e fëmijëve shqiptarë konsumojnë mëngjes para shkollës, rreth 25% e anashkalojnë këtë vakt të rëndësishëm.

Ekspertët paralajmërojnë se mungesa e mëngjesit rrit rrezikun e mbipeshës dhe obezitetit, ndërsa raporti e rendit Shqipërinë ndër vendet e para në Europë për konsum të fruta-perimeve nga fëmijët.

Specialistët theksojnë se ushqimi i shëndetshëm, aktiviteti fizik dhe kufizimi i kohës para ekraneve janë kyçe për të frenuar obezitetin, që po kthehet në sfidë globale. Sipas të dhënave, 1 në 10 fëmijë të moshës 5–19 vjeç jeton me obezitet dhe përballet me rreziqe të rënda për shëndetin, përfshirë diabetin, sëmundjet e zemrës dhe disa lloje kanceri.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Politics