Deputeti socialist Erion Braçe ka kritikuar ashpër skemën aktuale të kompensimit të TVSH-së për bujqësinë, duke thënë se prej shtatë vitesh po dëmton prodhimin vendas.
Ai thekson se problemi i nisur në vitin 2018 mbetet ende pa zgjidhje, ndërsa skema nuk ka lidhje me TVSH-në e shitjeve dhe blerjeve, duke lënë pasoja të rënda për fermerët.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Sipas Braçes, skema është e kufizuar, godet shumicën e bujqve dhe përqendron prodhimin vetëm në pak duar, ndërsa përjashtimi i biznesit të vogël dhe tregjeve publike e rëndon situatën. Ai thotë se është gati të marrë “kosto politike”, por kërkon që qeveria të veprojë për sigurinë ushqimore dhe mbështetjen e fermerëve.
