Noti në ujë të ftohtë po bëhet traditë dimërore në Opatija të Kroacisë, ku banorë dhe turistë zhyten rregullisht në Adriatik edhe kur temperaturat bien deri në 10 gradë.
Grupi lokal “Opatija Kukali”, që prej 22 vitesh organizon këto seanca, thotë se noti dimëror sjell përfitime shëndetësore të rëndësishme, si përmirësim të qarkullimit të gjakut, funksion më të mirë të zemrës e mushkërive dhe forcim të imunitetit.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Rituali është kthyer në simbol të qytetit, sidomos zhytja tradicionale e 1 janarit, ndërsa hotet lokale tashmë e promovojnë si aktivitet për turistët. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se uji i akullt mund të rrisë rrezikun për probleme kardiovaskulare dhe hipotermi, ndaj kujdesi mbetet thelbësor.
