Debati për lëshimet territoriale në negociatat Rusi–Ukrainë nuk është vetëm politik, por edhe juridik.
Sipas Kushtetutës së Ukrainës, presidenti nuk ka të drejtë të nënshkruajë asnjë marrëveshje që ndryshon territorin e vendit. Neni 73 parashikon se çdo ndryshim territorial mund të bëhet vetëm përmes një referendumi mbarëkombëtar.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Kjo e bën praktikisht të pamundur çdo kompromis territorial në kushtet aktuale, pasi gjithë qytetarët duhet të votojnë lirshëm, përfshirë ata që jetojnë në zonat e pushtuara nga Rusia. Për më tepër, ligji ndalon mbajtjen e referendumit gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, duke krijuar një rreth vicioz që komplikon rëndë negociatat diplomatike.
