Lajm i trishtë! Milani tronditet në prag të duelit në Serinë A, ndërron jetë futbollisti që fitoi titullin kampion



Bota e futbollit është në zi. Bruno Baveni, një ish-mesfushor i cili pati edhe një karrierë të gjatë si trajner, ka vdekur në moshën 85-vjeçare.Baveni luajti për Xhenoan, Milanin, Savonën, Trenton dhe Sestri Levanten. Ai fitoi një titull me kuqezinjtë në vitin 1968.

“Kampion i Italisë me kuqezinjtë në sezonin 1967/68, Bruno Baveni na ka lënë. Mendimet tona shkojnë me familjen dhe të dashurit e tij. Mirupafshim Bruno.”, shkruhet në postimin e Milanit në faqen zyrtare.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Politics