Një 64-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë pasi ra nga lartësia gjatë punës në një kantier ndërtimi në zonën e Paskuqanit, rreth orës 10:30 të paradites.
Policia njofton se është arrestuar administratori i firmës nënkontraktore, shtetasi A. M., 61 vjeç, ndërsa viktima është identifikuar si H. P., punëtor për punime hidraulike.Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e veprimeve ligjore.
