Moti, sinoptikani zbulon cfarë pritet 15 ditët e tjera të dhjetorit..



Pranverë në mes të dhjetorit – kështu parashikohet moti për këtë javë, sipas sinoptikanëve. Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me alternime kthjellimesh dhe kalime të lehta vranësirash. Gjatë orëve të mëngjesit dhe mesditës, intervalet e gjata me diell do të dominojnë pothuajse në të gjithë territorin shqiptar, duke krijuar ndjesi tipike pranverore.

Temperaturat do të shënojnë rritje graduale duke filluar nga dita e martë, me kulmin në mesjavë. Në zonat bregdetare, sidomos në jugperëndim, maksimumet pritet të arrijnë deri në 23°C, ndërsa në Ultësirën Perëndimore do të luhaten nga 20°C deri në 22°C. Në zonat malore temperaturat maksimale do të jenë rreth 15°C, ndërsa sipas meteorologëve, gjysma e dytë e dhjetorit do të jetë e thatë, pa reshje shiu.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Politics