Zbardhen detajet nga sulmi terrorist në Australi/ Autorët e masakrës ishin babë e bir, në vendngjarje edhe një flamur i ISIS



Policia australian ka deklaruar se autorët e masakrës me 16 viktima në Sydney ishin babë e bir.Komisioneri i Policisë së Uellsit të Ri Jugor, Mal Lanyon, është pyetur nëse dy autorët e sulmit ishin të njohur për policinë dhe nëse ai do të komentojë mbi raportet se në vendngjarje është gjetur një flamur i zi i ISIS-it.

“Do të shqyrtojmë motivet pas këtij sulmi dhe mendoj se është e rëndësishme si pjesë e hetimit”, deklaroi ai.Lanyon thotë se nuk kishte asnjë tregues që sugjeronte se ndonjëri prej burrave të përfshirë në të shtënat e djeshme po e planifikonte sulmin.

Ai shton se dy pajisje shpërthyese të improvizuara u gjetën pranë vendit të ngjarjes dhe u “lanë të sigurta” nga oficerët.Lanyon thotë se dy autorët e ngjarjes ishin një baba dhe një bir, të moshës 50 dhe 24 vjeç.Ai konfirmon se 50-vjeçari vdiq në vendngjarje, ndërsa 24-vjeçari mbetet në spital në gjendje kritike.Top Channel.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Politics