Alarm në lagjen “Pavarësia”/ Merr flakë bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen “Pavarësia’, në katin e katërt të një pallati.

Kanë qenë vetë familjarët ata që kanë njoftuar forcat zjarrfikëse, të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë izolimin e zonës.

LEXO LAJMIN E PLOTË PËR 18

Falë ndërhyrjes në kohë, është shmangur shpërthimi i bombolës dhe nuk raportohet për persona të lënduar. Dëme të vogla materiale.