Emigrantët, problem i madh për BE-në, Kikia: Rama po blen dashurinë e…



Shqipëria po përgatitet për t’u përballur me flukse të paligjshme migratore si një vend-kalim tranzit.

20 qendra të reja pritje për emigrantët ilegalë pritet të ngrihen deri në 2028-ën në 3 qarqe kryesore të vendit, Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë për të strehuar kryesisht emigrantët që vijnë nga vende në konflikt me destinacion Bashkimin Evropian.

Ishte kjo tema e diskutimit në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News”, ku gazetari Mentor Kikia, theksoi se me këtë kryeministri Rama po blen dashurinë e BE-së.

“Kjo sepse problemi i emigrantëve është një problem madhor për vendet e Bashkimit Evropian dhe me këtë lëvizje, Rama po blen dashurinë e tyre për t’i zgjidhur këtë problem, ppor nga ana tjetër që ata të zgjidhin problemin e anëtarësimit”, u shpreh në analizën e tij Mentor Kikia.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”

Politics