Në foto: Fan Noli gjatë në Gjenevë, më 22 gusht, 1924, ku i’u drejtua Lidhjes së Kombeve dhe kërkoi që ë përcaktojë kufijtë me Korçën, Vërmoshin dhe Shën Naumin
Fan Nolin luajti një rol të rëndësishëm për pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve.
DPA prezanton 3 botime të reja studimore
Më 17 dhjetor 1920 – Shqipëria pranohet anëtare e Lidhjes së Kombeve.
Kërkesa fillimisht hasi në kundërshtime nga Jugosllavia, Greqia dhe Franca.
Përfundimisht, kërkesa u miratua me 35 vota në favor dhe asnjë kundër, me kusht që Shqipëria të zotohej për të drejtat e pakicave, veçanërisht në fushën e fesë dhe arsimit.
Në emër të shtetit shqiptar, kjo pjese e marrëveshjes u nënshkrua nga Fan Noli, atëherë kryepeshkop i Durrësit, i cili ndodhej në Gjenevë në krye të delegacionit shqiptar.
Noli edhe pse nuk ishte ministër i Jashtëm në atë kohë, u dërgua nga Zogu mbi aftësitë e tij të jashtëzakonshme si orator dhe njohës i gjuhëve të huaja dhe i politikës ndërkombëtare.
Me shaka, Noli tha më vonë se pasi u pranua Shqipëria në Lidhjen e Kombeve, ai mbeti pa para për t’u kthyer nga Zvicra. Kjo pasi sipas Nolit qeveria e Zogut kishte menduar vetëm për ta larguar nga Shqipëria, dhe pas përfundimit të misionit, për të mos u kthyer më. Patriotët shqiptarë nga të gjithë anët mblodhën paratë dhe mundësuan rikthimin e Nolit në Tiranë.
Muzeu Historik Kombëtar, faqja zyrtare, në një shënim të publikuar në rrjetet sociale jep detaje rreth kësaj ngjarjeje historike.
Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
Me propozimin e përfaqësuesve të dy shteteve autonome të Perandorisë Britanike të Afrikës së Jugut e të Kanadasë, Asambleja e Përgjithshme e Lidhjes së Kombeve, më 17 dhjetor 1920, e pranoi Shqipërinë si anëtare të Lidhjes me të drejta të plota.
LEKU, LETËR! Ja cila është Shenja që do të mbushë xhepat në janar 2026
Këto zotërime të Britanisë së Madhe, mbështesnin fort idenë e Presidentit Uilson, se kombet e vogla kishin të drejtë të ekzistonin si shtete sovrane.
Ky pranim kishte rëndësi të dyfishtë për vendin.
Së pari, u rikonfirmua njohja ndërkombëtare e shtetit shqiptar, për të cilën ai kishte shumë nevojë në rrethanat e reja të pasluftës. Këto rrethana, kishin të bënin me pretendendimet e Fuqive të Mëdha dhe vendeve fqinje në lidhje me kufijtë e Shqipërisë.
Së dyti, pranimi përbënte në fakt një akt njohjeje kolektive edhe të qeverisë së Tiranës. Pranimi në Lidhjen e Kombeve krijonte gjithashtu mundësi për shqyrtimin nga ky forum ndërkombëtar të çështjeve të mbetura pezull midis Shqipërisë dhe shteteve fqinje.
Megjithatë, çështja e kufijve të Shqipërisë mbeti e hapur. Fan Noli si kryetar i delegacionit shqiptar, argumentoi me të drejtë se gjatë Luftës I Botërore, Shqipëria nuk kishte qenë shtet ndërluftues (por asnjëanës), dhe si rrjedhim kufijtë e saj nuk mund të shqyrtoheshin nga Konferenca e Ambasadorëve.
A është akti intim më i rëndësishëm se komunikimi? Ja çfarë thonë studimet për lidhjet afatgjata
Pavarësisht kësaj, Këshilli i Lidhjes së Kombeve, me vendimin e tij të 26 qershorit 1922, ia kaloi për diskutim kërkesën e qeverisë shqiptare Konferencës së Ambasadorëve.
