“Shtyni ore… ju q***”/ PAMJET nga protesta e Lapajt, në përplasje edhe fëmijë (VIDEO)



Aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” kanë nisur protestën para kryeministrisë, përmes të cilës kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.

Siç shihet edhe në video, pak minuta pas nisjes së protestës, aktivistët janë përleshur me policinë, teksa nuk mungojnë oa ofendimet ndaj efektivëve.

Me thirrjet “Edi Rama o hajdut”, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Rama.

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe aktivistë të kësaj lëvizje, prej disa ditësh janë zhvendosur para kryeministrisë, duke theksuar se nuk do të lëvizin nga sheshi deri në largimin e tij.

Përplasja me policinë erdhi, pasi këta të fundit kanë tentuar të heqin sërish gjeneratorin e vendosur përballe kryeministrisë dhe aktivistët kanë reaguar menjëherë.

Politics