Një aksident është shënuar ditën e sotme në segmentin rrugor Vrion- Krane, në kthesën e Finiqi. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kolektorin buzë aksit rrugor.
Nga burimet paraprake mësohet se, në mjet ndodhej vetëm drejtuesi i tij, 65-vjeçari me iniciale, SH.XH.
Pas njoftimit të aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të bashkisë Finiq si dhe shërbimet e policisë, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit nga automjeti i përmbysur.
Festat boshatisin Shqipërinë, nëntori shënon rekord daljesh jashtë vendit
65-vjeçari, është transportuar me urgjencë drejt spitalit në Sarandë për ndihmë mjekësore, me dëmtime që nuk përbëjnë rrezik për jetën.
