Maria Sol Messi, motra e yllit argjentinas të futbollit Lionel Messi, është përfshirë në një aksident rrugor në Miami.
Sipas mediave të huaja, 32-vjeçarja është ndjerë keq teksa drejtonte automjetin e saj tip SUV dhe ka humbur kontrollin, duke u përplasur me një mur. Si pasojë, ajo ka pësuar disa dëmtime, përfshirë dëmtimin e dy vertebrave.
Fatmirësisht, Maria Sol Messi ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por gjendja e saj shëndetësore kërkon trajtim dhe një proces të gjatë riaftësimi. Për këtë arsye, ajo është kthyer në vendlindje për të vijuar kujdesin mjekësor.
Ndërkohë, martesa e saj, e planifikuar të mbahej më 3 janar, është shtyrë për një datë tjetër.
