Deputeti Erion Braçe ka ngritur sot një denoncim publik lidhur me përdorimin dhe shitjen e cigareve elektronike IQOS, duke e konsideruar atë një rrezik për shëndetin e fëmijëve.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Braçe shfaq përmbajtjen e një pajisjeje IQOS, ku sipas tij brenda cigares gjendet edhe fletë metalike.
Ai thekson se, ndonëse duhani elektronik është i ndaluar me ligj t’u shitet të miturve dhe reklama e tij është e ndaluar, këto produkte vijojnë të qarkullojnë dhe të konsumohen nga fëmijët.
Postimi i Braçes:
“ALARMI PER FEMIJET;
BRENDA DUHANIT ELEKTRONIK!
JA CFARE KA!
Dhe ky ju shitet femijeve!
U shpik e shitet per teknologji, luks, “me pak i demshem”, nderkohe qe krijon varesi te qarte dhe demton pafund mushkerite;
Vecanerisht te FEMIJEVE!
E kemi ndaluar me ligj tu shitet femijeve, kemi ndaluar reklamen per te kudo, por paraja e madhe e PHILIP MORRIS nuk pyet, po fare fare fare!!”,
