Moti i keq ‘paralizon’ vendin/ Rrugë të përmbytura, e shtëpi nën ujë, nga reshjet e dendura (VIDEO)



Moti i keq ka përfshirë Spanjën duke shkaktuar përmbytje masive.

Deri më tani autoritetet njoftojnë se nuk ka raportime për viktima, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin lëvizjet në zonat problematike.

Në pamjet e publikuara në rrjete sociale shihen rrugë të kthyer në lumenj, banesa nën ujë. Ndërsa ekipet e emergjencës janë angazhuar për normalizimin e situatës.

Spanja mbetet e prekur rëndë nga përmbytjet e mëdha të tetorit 2024, të cilat shkaktuan më shumë se 230 vdekje, kryesisht në rajonin e Valencias.

Politics