Gjykata e Posaçme shtyu për më 15 janar seancën gjyqësore ndaj të pandehurve të dosjes “Plumbi i artë”.
Shkak i shtyrjes u bë mungesa e avokatëve të dy prej të penduarve në proces. Ky shqyrtim gjyqësor ndodhet në fazën e pyetjes së dëshmitarëve të kërkuar nga SPAK.
Dosja “Plumbi i Artë” është një nga çështjet më të bujshme të drejtësisë shqiptare, e lidhur me atentate të armatosura dhe rrjetet e krimit të organizuar.
