“Veliaj ‘molla’ e parë e sherrit e Ramës me SPAK”, gazetari: Lufta s’ndalet as në 2026



Gazetari Gëzim Saliu, i ftuar ne nje emision televiziv, ka komentuar ngjarjet më të bujshme të vitit 2025, që nga arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, e deri te marrja si e pandehur nga SPAK e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Gazetari tha se arrestimi i Veliajt ishte “molla e parë e sherrit” mes kryeministrit Edi Rama dhe pushtetit gjyqësor.

Ndërsa duke u ndalur te opozita, gazetari tha se PD duhet të mbështeste publikisht punën e SPAK-ut dhe jo ta sulmonte.

Saliu: Ka qenë drejtësia ajo që ka vendosur limitet se deri ku mund të shkojë apo të përshtatet një politikan. Kujtojmë dy rastet më të rëndësishme të gjithë vitit, rasti i zotit Veliaj.

Arrestimi i tij tronditi themelet e një mazhorance, e cila kishte shprehur mbështetje të hapur për SPAK-un, dhe reagimi i parë i Ramës ndaj SPAK-ut ka qenë pikërisht për rastin Veliaj. Ai foli për burg pa gjyq dhe krijoi konfliktin e parë mes Ramës dhe pushtetit gjyqësor.

Drejtësia ka pasur problematikat e veta, sepse edhe akuzat kanë qenë të shumta nga palët politike.

Berisha shpesh e ka anatemuar sistemin e drejtësisë. Për mua, opozita duhet të kishte bërë të kundërtën, sepse në rastet kur drejtësia po rrëzon “ushtarët” e mazhorancës, duhet të kishte mbështetjen e opozitës.

Me një opozitë në krah, drejtësia mund të paraqitet edhe shumë herë më mirë publikisht. Kjo nuk ka ndodhur dhe ka sjellë rezultate në favor të mazhorancës, e cila, edhe pse është goditur fort politikisht nga SPAK-u, opozita është rrudhur dhe ne e shikojmë te numrat e protestuesve.

Politics