Legjenda e muzikës Sir Elton John dhe bashkëshorti i tij, David Furnish, më në fund kanë zbuluar fytyrat e dy djemve të tyre.
Pas shumë vitesh që i kishin mbrojtur nga sytë e publikut, çifti i famshëm postoi një foto në rrjetet sociale.
Elton John dhe David Furnish postuan në “Instagram” një foto të rrallë familjare, së bashku me shoqen e tyre, manjaten italiane të modës, Donatella Versace.
Artisti 78-vjeçar dhe 63-vjeçari kanadez i kanë mbrojtur fëmijët e tyre në rrjetet sociale. Por ata zgjodhën si momentin e duhur Vitin e Ri për të hequr dorë nga ky rregull dhe të prezantonin fëmijët me publikun.
Në qendër të fotografisë ishte Donatella 70-vjeçare, rrezatuese, e cila ia mbështolli krahun Elijahs, ndërsa vëllai i tij më i madh, Zachary, u pozicionua pranë babait të tij të famshëm, raporton “Mirror”.

