I akuzuar për 13 vrasje në 2 vite/ Hidhet shorti, ja kush është gjyqtarja që do të gjykojë Laert Haxhinë



Mbasi e kaluar në gjykim themel, gjyqtarja e posaçme ka hedhur shortin për trupën që do të gjykojë Laert Haxhinë,

Kristi Bixhekun dhe Artan Tafanin nën akuzë për “Shkatërrim të pronës me eksploziv”, “Grup i strukturuar kriminal”,

“Vrasje me paramendim, e kryer për interes”, “Vrasje për gjakmarrje”, “Vjedhje me armë” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”.

Gazetarja e TCh, Anila Hoxha raporton se shorti ka caktuar gjyqtaren Rudina Palloj për të gjykuar akuzat e ngritura nga SPAK ndaj të dënuarit të përjetshëm Haxhiu.

Dosja lidhet me ngjarjet kriminale mes viteve 2021 dhe 2023 që nga vrasja e Çajup Selimit në Tepelenë, Fridman Xhaferrajt në Korçë dhe Alban Semakut në Peqin, si dhe planet për të ekzekutuar Kujtim Metën/TCH

Politics