Pas goditjes së Maduros, Berisha ndryshon gjuhën me SPAK

Viti i ri e gjen Partinë Demokratike dhe kreun e saj, Sali Berisha, me një tjetër mendje ndaj Prokurorisë së Posaçme.

Kjo vihet re në njoftimin e selisë blu ku thotë se Berisha të hënën do të jetë në SPAK në zbatim të masës së sigurisë.

LEXO LAJMIN E PLOTË PËR 18

Ajo çfarë bie në sy është fakti se për herë të parë Partia Demokratike nuk e quan më “SKAP”, Prokurorinë e Posaçme siç edhe jemi mësuar ta dëgjojmë edhe nga vetë kreu i PD.

Mirëdita dhe Vit te mbare, uroj ti keni kaluar bukur festat.
Ju kujtoj të hënën date 05 janar për tubimin në orën 18:00 para Kryeministrisë.
Po ashtu të hënën në orën 09:30 Doktori do të jetë te SPAK.
Ju lutem merrni masa për të siguruar pjesëmarrjen

Mbetet për t’u parë nëse ky është një ndryshim kursi real i Berishës me deklaratat dhe qëndrimet ndaj SPAK, apo është një gabim i zyrës së shtypit të PD