Dy ditë pas arrestimit të presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, nga Shtetet e Bashkuara dhe transferimit të tij në New York, ish-presidenti rus dhe zëvendës-kryetari i Këshillit të Sigurimit, Dmitri Medvedev, thuhet se ka sugjeruar rrëmbimin e kancelarit gjerman, Friedrich Merz, të cilin e quajti “neo-nazist”.
Sipas informacionit të agjencisë TASS, Medvedev deklaroi se: “Rrëmbimi i neo-nazistit Merz mund të ishte një kthesë e jashtëzakonshme në këtë karneval ngjarjesh.”
Ai shtoi se ekzistojnë edhe arsyet për ndjekje penale të tij në Gjermani, prandaj “nuk do të ishte asnjë humbje, veçanërisht duke marrë parasysh që qytetarët vuajnë pa nevojë.”
Një kërcënim i ngjashëm thuhet se Medvedev e ka drejtuar edhe ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, të cilin e përshkroi si një lider të paligjshëm, duke argumentuar se nuk janë mbajtur zgjedhje legjitime.
