Moti i keq, Bashkia e Shkodrës bën apel për kujdes 24 orët e ardhshme! Zonat më të rrezikuara



Situata në Qarkun e Shkodrës aktualisht duket e qetë dhe nën monitorim pas shirave të rrëmbyeshëm që ranë gjatë 24 orëve të fundit, megjithatë rreziku nuk ka kaluar ende.

Autoritet bëjnë apel për shumë kudjes përgjatë 24 roëve të ardhshme, ku prania e reshjeve dhe intesiteti ilartë pritet të jenë ende të pranishme

Bashkia Shkodër u bën thirrje banorëve për kujdes të shtuar, veçanërisht në Njësitë Administrative Bërdicë, Dajç, Ana e Malit dhe Guri i Zi.

Njoftimi:

24 orët në vijim janë të rëndësishme për menaxhimin e situatës së krijuar në Qarkun Shkodër.

Sipas të dhënave nga bashkitë e qarkut:

Bashkia Shkodër u bën thirrje banorëve për kujdes të shtuar, veçanërisht në Njësitë Administrative Bërdicë, Dajç, Ana e Malit dhe Guri i Zi. Veçanërisht banorëve të zonave pranë rrjedhave ujore dhe territoreve të ekspozuara ndaj përmbytjeve.

Aktualisht nuk raportohen problematika, por monitorimi në terren është i pandërprerë.

Në Bashkinë Malësi e Madhe, situata paraqitet e përmirësuar krahasuar me orët e paradites, ndërsa monitorimi vijon nga ekipet e bashkisë.

Në Bashkinë Vau i Dejës, janë evidentuar problematika si pasojë e daljes nga shtrati të Përroit të Glinës. Ka pasur prezencë uji, por në këto momente vërehet tërheqje e tij dhe përmirësim i situatës.

Në bashkitë Fushë Arrëz dhe Pukë, janë raportuar problematika të shkaktuara nga rrëshqitjet e dheut.

Prefektura Shkodër bën me dije se të gjitha strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë për monitorimin e situatës dhe ndërhyrje të menjëhershme, nëse do të jetë e nevojshme.

Politics