Nënkalimi poshtë autostradës Vlorë-Fier që lidhë disa fshatra të Njësisë Administrative Novoselë është bllokuar nga uji i lumit Vjosa që ka dalë dhe po përmbyt këtë zonë.
Niveli ka shkuar 1.5 m dhe asnjë makinë nuk kalon dot, ndërsa janë izoluar edhe 6 fshatra.
Korrespondenti i Top Channel raporton se uji i lumit Vjosë që ka dalë nga shtrati, ka hyrë edhe në autostradën Vlorë- Levan.
