Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, përmes një lidhje telefonike për emisionin “Çim Peka Live” ku iu përgjigj kreut të SPAK, ka zbuluar pse është në burg Erion Veliaj.
Arben Ahmetaj ka zbuluar edhe taktikën se si Edi Rama ia dorëzoi SPAK-ut ndërsa tregoi edhe porosinë e kreut të qeverisë për inceneratorët dhe 5D.
“Lojë qesharake, kush e ha thonë këta, e ha. Janë bërë institucion. Në burg Veliaj a e dini për çfarë është? Për dy arsye. E para, që mos të akuzohet për atë që ka bërë bashkë me Ramën. Çfarë urdhri ka dhënë Edi Rama për inceneratorin e Tiranës në verën e 2017.
Indiciot e këtij. Që ky më mirëpret mua. E dyta, Rama e hoqi, me një gur e vrau dy herë. Me demek e akuzoi se i kishin rënë pantallonat në tokë SPAK-ut dhe i duhej një ushqim shokësh, siç e ka zakon që iu ngul thika, dhe iu dha Erion Veliajn, dhe ju tha se mos ma ngacmoni për inceneratorë, për 5D.
Do ta diskretitojmë për gjëra të tjera që të jenë larg meje. E hoqi qafe, si njëri nga ata që donte t’i zinte vendin. Pastaj doli dhe qante, si ai që të vret pastaj qan.“-tha Ahmetaj.
Arben Ahmetaj nga arratia i është përgjigjur përmes një lidhjeje telefonike për emisionin “Çim Peka Live” kreut të SPAK, Altin Dumani.
Arben Ahmetaj tha se Dumani nxorri urdhër-arrest ndaj tij me urdhër të Edi Ramës ndërsa theksoi se së bashku me kryeministrin, e kanë dashur të varur e të vdekur dhe për këtë arsye kanë dashur ta çojnë në burg.
“Cila është arsyeja që shqiptarët paguajnë trefish kur s’ka incenerim. Pse bëhet pronar i dëmit Altin Dumani? U mor me mua me urdhër politik për 1 muaj e gjysëm, nxorri urdhër arresti. Dikur e kisha dyshim por tani jo.
Më kanë dashur të varur dhe të vdekur, prandaj deshën që të shkoja në burg. Pse më thonë për inceneratorët? Unë s’kam asnjë firmë për inceneratorët. Pse nuk merret me MCGonigal? Shqiptarët nuk janë budallenj.
I sugjeroj të bëhet një ditë vetë bashkëpunëtor me drejtësinë, kur të akuzohet për shpërdorim detyre, se si ka hetuar ndaj meje duke më kthyer target me urdhër të Edi Ramës. Një ngul thika e tjetri fut në burg që mos të dal i gjallë më nga burgu.”-tha Ahmetaj.
