Rreth katërqind pasagjerë të dy fluturimeve Wizzair, me destinacion Tiranën dhe që vinin nga Bolonja dhe Bergamo, janë ulur në orën 03:00 të datës 7 janar në aeroportin e Brindisit, për shkak të kushteve të këqija atmosferike në aeroportin shqiptar.
Një situatë me rrezik të lartë, e cila ka kërkuar ndërhyrjen e policisë aeroportuale, e cila ka rikthyer situatën në normalitet.
Në një postim në rrjetet sociale deputeti i PS Taulant Balla shkruan- “Ka marrë një zgjidhje halli i rreth 350 pasagjerëve, të cilët udhëtonin nga Bergamo dhe Bologna drejt Aeroportit të Rinasit, të cilët mbetën të bllokuar në aeroportin e Brindisit.
Është organizuar transportimi me autobuz nga aeroporti i Brindizit në Port dhe më pas drejt Shqipërisë. Kompania Wizz Air duhet të respektojë siç duhet të Drejtat e Pasagjerit!!!”
