Emri / U aksidentua disa ditë më parë, ndërron jetë në spital 43-vjeçari



Një tragjedi ka ndodhur në aksin rrugor Peqin–Elbasan, ku një aksident i rëndë i mori jetën 43-vjeçarit Mareglent Asllani.

Ngjarja ndodhi katër ditë më parë, kur makina me të cilën udhëtonte u përplas me një mjet tjetër, duke plagosur rëndë edhe një vajzë 26-vjeçare, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Tërbufi nën ujë. 1200 hektarë të përmbytur, ngardhin bagëtitë
Asllani, i njohur mes miqve si Mario, u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por pas disa ditësh në gjendje kritike, zemra e tij ndali, duke i marrë jetën në moshën ende të re.

Ngjarja ka tronditur familjarët dhe shokët e tij, që e përshkruanin si një njeri të dashur dhe energjik.

Politics