Aksioni për pastrimin e Plazhit të Vjetër në Vlorë, Rama publikon pamjet



Pas përmirësimit të kushteve atmosferike këtë të diel, kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga aksioni për pastrimin e vijës bregdetare. Strukturat shtetërore janë angazhuar në terren, konkretisht në Vlorë, në zonën e Plazhit të Vjetër, për largimin e mbetjeve të sjella nga shirat e rrëmbyeshëm.

Ky aksion është pjesë e masave përgatitore për sezonin turistik veror, ku Vlora mbetet një nga destinacionet kryesore turistike në vend, me synimin për të garantuar pastërti dhe kushte më të mira për pushuesit.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Politics