Salianji kundër Berishës: Ramën do e rrëzojë SHBA, SPAK dhe energjia e demokratëve që duan ndryshimin



Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka dalë hapur kundër qëndrimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, lidhur me rolin e faktorëve ndërkombëtarë dhe drejtësisë në largimin e kryeministrit Edi Rama. Ndryshe nga Berisha, i cili ka deklaruar se Ramën “nuk e largon as SHBA dhe as SPAK”, Salianji theksoi se presioni amerikan, hetimet e drejtësisë dhe energjia e opozitës janë elementët kyç që do të çojnë në ndryshim politik në vend.

Sipas Salianjit, opozita dhe Partia Demokratike duhet të bashkëpunojnë ngushtë me ndërkombëtarët, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, për të marrë fatet e saj në dorë. Ai u shpreh se falë punës së SPAK, qeveria po goditet gradualisht, por theksoi se drejtësia vetëm ngre akuza, ndërsa politika duhet të ofrojë zgjidhje, të cilat sipas tij kalojnë nga sheshet dhe përfundojnë në kutitë e votimit.

Në fund, Salianji bëri thirrje për hapje dhe ripërtëritje të PD-së, duke theksuar se partia ka qenë fituese vetëm kur ka dëgjuar zërin e demokratëve dhe të shqiptarëve, duke përfshirë më shumë njerëz dhe duke folur më qartë për ndryshimin që shoqëria pret.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Politics