“Të flas se do marr fëmijët nga shkolla”, Binaj: Duhet të merremi vesh tani! Hasimja: Jo pakt me PS në kurriz të të vegjëlve



Në tryezën e opozitës dhe shoqërisë civile morën pjesë ish-kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës Florjan Binaj, pedagogu Ermal Hasimja dhe aktori Neritan Liçaj. Gjatë fjalës së tij, Binaj theksoi se opozita ka humbur kohë duke u fokusuar te dallimet mes aktorëve politikë dhe jo te ngjashmëritë, duke bërë thirrje për pranim reciprok dhe bashkëpunim pa kushte mes palëve të ndryshme.

Aktori Neritan Liçaj e cilësoi historinë e opozitës si një histori suksesi dhe sugjeroi që ajo të pozicionohet qartë si e djathtë konservatore, duke u mbështetur te vullnetarizmi dhe angazhimi qytetar. Ai solli si shembull Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, duke theksuar se përballë pushtetit, oligarkëve dhe institucioneve, fitorja vjen vetëm nga qëndrueshmëria dhe zemra vullnetare.


⏩VAZHDO 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 3..!!!

 

Nga ana e tij, Ermal Hasimja theksoi se bashkëpunimi mes partive opozitare është domosdoshmëri, duke nënvizuar se sot institucionet më të besueshme në vend janë ato të drejtësisë. Ai argumentoi se votat e partive të vogla janë të rëndësishme dhe i bëri thirrje Partia Demokratike të rrisë besueshmërinë, duke mbajtur një qëndrim parimor ndaj ndryshimeve në Kodin Zgjedhor dhe duke shmangur bashkëpunime që dëmtojnë forcat e vogla politike.


⏩VAZHDO 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 3..!!!

 

Politics