Shoku e la në “Audin” në mes të përroit dhe ia mbathi, asnjë gjurmë nga Jurgen Karaj, polumbarët e



Kërkimet për gjetjen e Jurgen Karaj, 30 vjeç, banues në Fullqet, kanë vijuar edhe sot, pasi ai dyshohet se është marrë nga rrjedha e përroit në Darsë. Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i cili njoftoi se polumbarët e Regjimentit të Operacioneve Speciale dhe 22 efektivë të Forcave të Armatosura po vijojnë kërkimet pa ndërprerje.

Sipas ministrit, me ndihmën e dronëve dhe pajisjeve të specializuara, po kontrollohet çdo metër terreni nga ura e Darsës në Klos deri në Bashkia Mat. Kërkimet nisën që në orët e para të mëngjesit, pasi një ditë më parë u ndërprenë për shkak të errësirës, dhe në terren janë angazhuar edhe familjarë dhe banorë të zonës.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Karaj ndodhej në automjetin që drejtohej nga Andi Losha, 24 vjeç, i cili sipas hetimeve u largua nga vendngjarja pa njoftuar policinë dhe pa i dhënë ndihmë pasagjerit. Losha u arrestua më pas dhe testi i alkoolit rezultoi pozitiv, duke konfirmuar se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur në momentin e aksidentit, rreth orës 01:30.

Politics