Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron rritje të prurjeve dhe niveleve të ujit në lumin Drin–Buna dhe Liqenin e Shkodrës, me rrezik për shtim të përmbytjeve në zonën e nën Shkodrës.
Ndërkohë, temperaturat e ulëta do të sjellin ngrica në veri, lindje dhe juglindje, duke krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor, ndërsa reshje nuk priten.
