Thyhet SIGURIA e BKT, qytetarëve u klonohen kartat dhe u boshatisen



Një numër klientësh të Banka Kombëtare Tregtare janë përballur me zbrazje të kartave bankare, pasi ato janë përdorur në mënyrë të paautorizuar në shtete të ndryshme si Bullgaria dhe Italia. Sipas rasteve të identifikuara nga Kapitali, bëhet fjalë për shuma të konsiderueshme parash të tërhequra pa dijeninë e klientëve.

BKT ka pranuar se kartat janë klonuar përmes një bankomati në Tiranë ku ishte instaluar një kamerë, duke theksuar se ngjarja ka zgjatur rreth një orë dhe është konstatuar shpejt nga stafi. Banka garanton se klientët e dëmtuar do të rimbursohen plotësisht, ndërsa rasti ka rikthyer vëmendjen te nevoja për rritje të sigurisë kibernetike në sektorin bankar.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Politics