Një debat i ashpër ka shpërthyer ditën e sotme mes Keijsit dhe Mirit në shtëpinë e Big Brother VIP 5. Përplasja mes dy banorëve erdhi gjatë një bisede të tensionuar, ku Keijsi e akuzoi drejtpërdrejt Mirin se ka rënë në dashuri me Selin, 23 vjeçe, duke ngritur tone të forta dhe duke e vënë atë në qendër të vëmendjes së shtëpisë.
Në një moment të debatit, Keijsi i drejtohet Mirit me fjalë të ashpra: “Ti mo ti që i përkëdhel flokët natë për natë, burri 46 vjeç”, duke shtuar edhe “turp të kesh”. Nga ana e tij, Miri u shpreh i habitur nga akuzat, duke pyetur vazhdimisht se çfarë kishte bërë, ndërsa Keijsi këmbënguli se sjelljet e tij flasin vetë. Debati u mbyll pa një sqarim të qartë, por tensioni mes banorëve mbetet i lartë dhe pritet të sjellë zhvillime të reja në ditët në vijim.
