Pezullohet gjyqi për Franc Çopjan në Bruksel, shkak bëhen morrat!



Procesi në Bruksel kundër shqiptarit Franc Çopja (33 vjeç) është pezulluar përkohësisht, pasi në sallën e gjyqit u konstatuan morra shtrati. Mediat raportojnë se një anëtar i jurisë vuri re insektin në krah gjatë seancës së mëngjesit, ndërsa pas pushimit të drekës kryetarja e trupit gjykues vendosi pezullimin për 24 orë për të marrë masa sigurie.

Gjykatësja Isabelle de Saedeleer deklaroi se nuk dëshiron të rrezikojë jurinë, avokatët apo të pandehurit, duke kërkuar që të gjithë të përfshirët të lajnë rrobat në 60 gradë ose t’i vendosin në frigorifer. Procesi lidhet me vrasjen e Ardit Spahiut më 27 nëntor 2021 në Bruksel; sipas prokurorisë federale, bëhet fjalë për një larje hesapesh mes dy klaneve mafioze. Shtatë persona po gjykohen në ndërtesën Justitia në Evere.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Politics