Gazetarja Klodiana Lala deklaroi në emisionin Studio24 se dosja e AKSHI ka tronditur rëndë shtetin shqiptar dhe ka hapur atë që ajo e quajti “Kutia e Pandorës”. Sipas Lalës, mënyra se si janë dhënë urdhra ndaj drejtuesve të institucioneve nga persona kyç do të shkaktojë një goditje të fortë ndaj qeverisë.
Ajo theksoi se hetimet zbulojnë një mënyrë alarmante funksionimi të shtetit, e cila ka shkuar deri në rrëmbimin e një biznesmeni, person i afërt me familjarë të kryeministrit. Sipas saj, biznesmeni është marrë peng nga persona të veshur si oficerë policie, çka dëshmon për një degradim të thellë të institucioneve dhe rrezikon të trondisë themelet e shtetit.
