42-vjeçari shqiptar vr*t gruan dhe i vë flakën shtëpisë, gjendet i pajetë – Çifti prindër të katër fëmijëve të mitur



Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Zvicër, ku një 42-vjeçar shqiptar nga Kosovë dyshohet se ka qëlluar për vdekje me armë zjarri bashkëshorten e tij 38-vjeçare. Sipas mediave lokale, pas të shtënave burri ka dalë nga banesa, ka qëlluar sërish në ajër dhe më pas është rikthyer brenda, ndërsa pak më vonë shtëpia është përfshirë nga flakët.

Pas ndërhyrjes së shërbimeve emergjente, brenda banesës janë gjetur dy trupa të pajetë. Mediat kosovare raportojnë se i dyshuari është Ramiz Berisha, nga komuna e Malishevë, ndërsa edhe bashkëshortja e tij ishte nga e njëjta zonë. Çifti, prindër të katër fëmijëve të mitur, jetonte me qira në fshatin Epagny. Ngjarja ndodhi mëngjesin e 10 prillit dhe autoritetet zvicerane vijojnë hetimet për konfirmimin zyrtar të identiteteve. Fatmirësisht, fëmijët nuk ndodheshin në banesë në momentin e tragjedisë.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Politics