Qytetari nga Ferizaj dorëzon në polici një shumë parash që i gjeti në rrugë



Një gjest shembullor ndershmërie është regjistruar në Ferizaj, ku një qytetar ka dorëzuar në polici një shumë parash të gjetura në rrugë. Sipas Policia Rajonale e Ferizajt, më 12 janar 2026, rreth orës 16:00, shtetasi A. Cakolli (61 vjeç) është paraqitur në stacionin policor dhe ka dorëzuar paratë që kishte gjetur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

Paratë janë numëruar në praninë e qytetarit dhe për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa është iniciuar një shënim zyrtar. Shuma aktualisht ruhet në stacionin policor, ndërsa policia ka ftuar pronarin e ligjshëm të paraqitet për verifikim dhe tërheqje. Policia Rajonale e Ferizajt ka falënderuar publikisht qytetarin për veprimin e tij human dhe të përgjegjshëm.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Politics