I ftuar në emisionin Të Paekspozuarit me Ylli Rakipi, ish-deputeti Ervin Salianji deklaroi se Sali Berisha po vepron sot me të njëjtin “manual” që përdori Lulzim Basha në vitin 2021 kundër tij, gjatë nisjes së Foltoreve. Salianji kujtoi se asokohe Basha e akuzonte Berishën për lidhje me krimin dhe më pas e përjashtoi nga Partia Demokratike.
Sipas tij, lidershipi aktual i Partia Demokratike nuk pranon se partia ndodhet në krizë dhe po përsërit të njëjtat gabime, duke shmangur përgjegjësinë dhe analizën reale të humbjeve. Salianji theksoi se, nëse nuk do ta kishte nisur këtë lëvizje, shumë demokratë do të ishin larguar drejt partive të tjera, ndërsa sot PD po bën analiza formale, pa pranuar problemet e vërteta brenda saj.
