Mjerim ekstrem në Elbasan/ Shteti lë në mëshirë të fatit dy të moshuarit dhe djalin e sëmurë



Një histori e rëndë varfërie është zbuluar në lagjen Aqif Pasha në Elbasan, ku dy të moshuar dhe djali i tyre i sëmurë jetojnë në kushte ekstreme mjerimi. Gazetarët e emisionit Fiks Fare gjetën në banesë vetëm Lulietën, 75 vjeçe, e cila mezi lëviz për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ndërsa shtëpia ishte e ftohtë, e ndotur dhe pa asnjë kusht minimal jetese.

Familja fle në një divan të vjetër druri, pa batanije apo dyshekë, ndërsa ushqimi mungon dhe shpesh sigurohet nga qendra ndihme. Tualeti ndodhet jashtë banesës dhe është i shkatërruar. Pas ndërhyrjes së Fiks Fare, në banesë mbërriti përfaqësuesi i Shërbimit Social të Bashkia Elbasan, Erald Gjeli, i cili deklaroi se rasti do të trajtohet me prioritet, duke premtuar ndihmë emergjente dhe rikonstruksion të banesës për familjen.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Politics