Sulm me bombë në Pakistani veriperëndimor, 5 policë të vrarë



Të paktën pesë policë u vranë të hënën nga një shpërthim bombe në veriperëndim të Pakistani, konfirmuan zyrtarët. Sipas Geo TV, bomba e telekomanduar shpërtheu pranë një automjeti të blinduar policie në zonën Gomal Bazaar, në distriktin Tank të provincës Khyber Pakhtunkhwa.

Ministri i Brendshëm Mohsin Naqvi dënoi ashpër sulmin dhe bëri homazhe për pesë efektivët e rënë, përfshirë një oficer stacioni. Ai shtoi se Departamenti Kundër Terrorizmit ka parandaluar disa komplote në distriktet Peshawar, Bannu dhe Khyber, ku u vranë tetë persona të dyshuar si terroristë, duke vlerësuar veprimet e forcave për ruajtjen e paqes. © BalkanWeb


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Politics