“Në burg më futët ju, s’kam ardh me dëshirë të madhe”/ Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoj, nipi i deputetit të PS në GJKKO: Donin t’më vrisnin familjen, por…



Në Gjykata e Posaçme Antikorrupsion vijoi sot gjyqi ndaj Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit dhe deputetit të Partia Demokratike, Arjan Ndoj, ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku. Si dëshmitar u paraqit Erigen Toska, i cili tregoi episodin e vjedhjes së makinës së tij Mercedes Benz në vitin 2019 dhe kallëzimin e bërë në Komisariatin nr.6 në Tiranë, duke sqaruar se çelësin e mjetit ia kishte dorëzuar policisë.

Gjatë seancës pati replika mes Toskas dhe Dervishajt, i cili vuri në dyshim pse dëshmitari nuk ishte thirrur në procese të tjera. Në sallë dëshmoi edhe Ramazan Rraja, nip i deputetit Rrahman Rraja, i akuzuar për sigurim kushtesh për atentatin. Ai mohoi çdo përfshirje, konflikt apo komunikim me persona të lidhur me ngjarjen, duke deklaruar se në ditën e atentatit ndodhej jashtë Shqipërisë. Seanca u shty pasi avokati kryesisht i Dervishajt dha dorëheqjen, duke kërkuar kohë që i pandehuri të zgjedhë një mbrojtës tjetër. © Top Channel


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Politics