Pse nuk u dha shpërblim për atentatin në Rinas?” Karamuço hedh një pistë të re për vrasjen e Gilmando Danit



Këtë të hënë në emisionin “Now” me moderatoren Erla Mëhilli në Euronews Albania, u diskutuan detaje nga marrja në pyetje e Emiljano Shullazit dhe atentati ndaj Gilmando Danit në Rinas.

Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, hodhi një tezë të re lidhur me ngjarjen, duke vënë në dyshim arsyet pse, sipas tij, policia nuk ofroi shpërblim për informacion mbi ngjarjen.

Ervin Karamuço: E para, unë nuk di pse nuk u dha shpërblim për këtë ngjarje, për informatorët. E dyta, që është e rëndësishme, në këtë hetim të madh nuk u bë transparencë mbi përparimin, ndërkohë që ky është një standard i Bashkimit Europian. A nuk mund të dyshojmë për këtë?/euronews

Politics