“Kam tentuar ta kontaktoj por…”/ Menaxheri i Erik Lloshit thyen heshtjen: Bashkëshortja e tij nuk ka qenë …



I ftuar në Live From Tirana me Ronaldo Sharka ishte Anton Prendi, i cili foli për rrugëtimin e Erik Lloshi në Big Brother VIP Albania 5 dhe situatat e fundit në shtëpi. Prendi u shpreh se e ka inkurajuar prej vitesh Erikun të bëhej pjesë e formatit, duke besuar se eksperienca do të ishte pozitive për të.

Sa i përket raportit të Erikut me bashkëshorten e tij, Romina, Prendi tha se ajo ka qenë gjithmonë kundër hyrjes në BBV, jo për formatin në vetvete, por për shkak të privatësisë familjare, të cilën e konsideron shumë të shenjtë. Ai shtoi se nuk ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë me Rominën gjatë këtyre ditëve, por shpreson që ajo t’i ketë ndjekur mesazhet dhe videot që ai publikon në rrjetet sociale në mbështetje të Erikut. /TAR/


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Politics